A e gjeni dot se kush eshte? Nje nga gazetaret me te mira shqiptare

Sonila Meço ka treguar pa dorashka për fillimet e saj të karrierës si moderatore. E ftuar në ‘Pardon my french’, ajo kujtoi se si spikere lajmesh ka qenë një tmerr dhe ish drejtori i RTSH kishte telefonuar punëmarrësin e saj për t’i thënë ‘Kush është ajo skandaloze’.

Gazetarja tha se ka qenë Pandi Laço ai që i ka sugjeruar të bëhej pjesë e botës së televizionit.

“Pandi Laço më telefonoi dhe hodhi një ide, më tha ke trupin, ke imazhin, pse nuk e provon. Provën e kam bërë me Artur Bejzaden, bëhej fjalë për emision sporti. Ai ishte një emison sportiv dhe mua më veshën një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, isha shumë e dobët.

Në lajme kam qenë një tmerr. Më kujtohej Martin Lekaj që i shkruan Aleksandër Frangaj dhe i thotë kush është kjo skandaloze që ke marrë,” u shpreh Sonila.

Ndërkohë, sa i takon luftës Rusi-Ukrainë, ajo u shpreh se është shumë e kujdesshme në informacionet që merr duke qenë se propaganda ndikon shumë në dezinformim. Sipas Sonilës, gjithçka po ndodh është për faj të Putin.

“Duhet të kesh mendjen e një diktatori që ta bësh këtë. Do jetë e gjatë, lufta mund të jetë më e shkurtër, po lufta nuk është vetëm bombat. Ajo është tashmë përtej,” u shpreh ajo.

Gazetarja ishte e mendimit se lufta është një mësim për gjithë botën, që të mos i jepet drejtimi i një shteti “çdo aventurieri”.

You may also like...

2 Responses

  1. Saulret says:

    If patience for careful reading is rare these days finding sites that reward it is rarer still, and a stop at actionpathway extended that rare reward, the diminishing returns on shallow content reading have made me more selective about where to spend reading time and this site is meeting the higher selectivity bar consistently.

  2. mostbet_cvmn says:

    mostbet depozit bonusu necə alınır mostbet89142.online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *