Presidentja e Kosovës merr vendim të pa pritur për policin e vrarë …

Presidentja e Kosovës merr vendim të pa pritur për policin e vrarë …

E hëna ditë zie në nderim të policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku

Presidenca e Kosovës njoftoi se dita e hënë është shpallur ditë zie në nderim të oficerit policor, Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë mëngjesin e hershëm të së dielës nga formacione ushtarake terroriste në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Njoftimi i Presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *