T’u bësh dobi njerëzve, t’i gëzosh muslimanët, t’ua zbusësh dhembjet, t’ia paguash borxhin borxhliut dhe ta ushqesh të uriturin:Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem:
“Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që është më i dobishëm, ndërsa vepra më e dashur tek Allahu i Madhërishëm është ta gëzosh muslimanin, t’ia zbusësh dhembjen, t’ia paguash borxhin, t’ia largosh urinë.
Të shkoj me vëllain tim musliman për t’ia kryer një nevojë është më e dashur tek unë sesa të bëj itikaf (të vetmohem) në xhami një muaj. Kush e frenon zemërimin, Allahu ia mbulon turpin.E kush e frenon mllefin, e po të donte mund ta shfaqte, Allahu do t’ia mbush zemrën me kënaqësi Ditën e Kijametit.
E kush shkon me vëllain e tij musliman për t’ia kryer një nevojë, Allahu do t’ia forcojë këmbët atë ditë kur këmbët do të rrëshqasin. Dhe vërtet morali i keq e prish punën, ashtu siç e prish uthulla mjaltin.” (Albani e konsideron hasen)