Këngëtari shqiptar: Kur vajta në Greqi bëja bukë, kur me pa greku më mori dhe më ndryshoi jeten
Në programin “Historia ime” në Tv Klan shpesh vijnë të ftuar njerëz nga bota e artit, kulturës dhe më gjerë, në rrëfime tësinqerta dhe të ngrohta përballë publikut që i ndjek nga ekrani.
Ditën e sotme ka qenë një artis me një zë të veçante që i ka kënduar ndër vite dashurisë duke ruajtur gjithmonë me kujdes dhe fanatizëm elitarizmin në muzikën që ai bën.
Bëhet fjalë për Ardian Trebickën i cili ka filluar të këndojë në klasë të parë dhe ka marrë pjesë që atëherë në festivalet e fëmijëve. Çuditërisht e ka nisur me këngë popullore dhe pse sot nuk këndon dot më asnjë këngë popullore.
Babanë e tij e transferuan në Laç, pas nevojës për staf teknik në uzinat e asaj kohe, pasi i ati kishte lënë në mes studimet për inxhinieri, por ishte projektues shumë i mirë dhe i talentuar. Ndaj, shkollën 8- vjeçare e ka ndjekur në Laç, ku dhe ka marrë pjesë në festivalet që zhvilloheshin në Krujë.
Më pas, konkurroi dhe fitoi të drejtën të studionte në Liceun Artistik për kanto dhe më pas në Akademinë e Arteve. Por studimet në fakultet i ndërpreu në mes, sepse u nis për emigrim në Greqi.
Në Shkurt të vitit 1992, ditën kur në Shqipëri po rrëzohej busti i diktatorit, ai ka kaluar kufirin dhe u nis për jashtë. Ka jetuar6 vjet në Greqi dhe më pas u rikthye. Muajt e parë në emigrim punoi duke bërë bukë.
Pasi u kthye në Shqipëri, realizoi në vitin 1999, albumin e parë “Tango”, album i cili u publikua në vitin 2000. Në vitin 2001, albumin “Dhe deti na ka zili”, më 2003 albumin “Do bëhem cigan”, më 2005 albumin “Shkova ka dera jote” dhe në vitin 2011, albumin “Kthim”.
Ardian Trebicka: Emigrova me familjen, shkova në Greqi dhe nuk e kisha të lehtë. Vitin e parë kam punuar sepse nuk dija as gjuhë asnjë gjë. Kam bërë punë të ndryshme, në një moment më dëgjon dikush duke kënduar në shtëpi. Babai im punonte me të, quhej Jorgo dhe më thotë këndo diçka dhe unë si fëmijë i lumtur i këndova.
Unë punoja, bëja bukë atë kohë dhe më thotë po pse bën bukë gjithë ditën dhe i thashë që nuk njoh njeri. Më merr dhe më çon diku ku bëhej muzikë darkave dhe pastaj fillova të merresha vetëm me këngën. Fitova dhe një konkurs në Operën e Athinës,
por dhe atë e lashë sepse isha një djalë i lëvizur, motivi ishte të ndryshoja emër dhe mbiemër dhe kështu siç e fitova e lashë konkursin.
Mirela Milori: Sepse nuk doje të ndryshoje emrin dhe mbiemrin?
Ardian Trebicka: Jo nuk ishte çështje patriotizmi, më shumë sesa ishte çështje dinjiteti personal, familjar dhe fisnor. Më dukej sikur do jetoja jetën e një personi të dytë, jo jetën time.
Mirela Milori: Nuk pate një peng të ktheje kokën.
Ardian Trebicka: Jo nuk kam pengje në jetë për gjërat që kam bërë, asnjëherë.
Mirela Milori: Të çoi zoti Jorgo të këndojë diku, sa zgjati kjo periudhë?
Ardian Trebicka: Kjo zgjati deri në fillim të ’97-ës. Edhe pse isha në Greqi, më shumë këndoja portugalisht dhe spanjisht. E kisha në mënyrë shumë natyrale. Kam kënduar në një hotel në Greqi dhe aty takova një zonjë Safete Vrioni vinte nga fisi Vrionase, një grua me super kulturë, me një shqipe të kulluar, ishte në borgjezinë e Athinës dhe kur më dëgjoi duke kënduar më tha
Ardian ti ngjan me një këngëtar spanjoll që në atë kohë unë nuk e kisha dëgjuar. Më dha disa CD të tij dhe prap nuk gjeta gjë të përbashkët, bëheshe fjalë për Julio Iglesias.
Mirela Milori: Sa qëndruat në Greqi?
Ardian Trebicka: Kam ndejtur 6 vite. Kur u ktheva në Shqipëri i kisha gjërat e qarta se çfarë do bëja. /tvklan.al