Me sa duket Vëllai i Madh ka një konkurrent serioz në Shqipëri.
Bëhet fjalë për reality show-n që pritet të nisë së shpejti në Vizion Plus “Ferma Vip”,
e cila do të mbledhë në një fermë vipat e showbiz-it shqiptar të cilët do të bashkëjetojnë dhe do të punojnë në fermë.
Ende pa nisur emisioni i ri, Big Brother nxitoi që ta përfshijë fermën dhe ta përshtatë në formatin e tij.
Mbrëmë Vëllai i Madh përdori formulën e fermës, një tentativë për të mbajtur mbërthyer teleshikuesit paraprakisht, para se Ferma Vip të nisë në Vizion.
Big Brother prezantoi mbrëmë për herë të parë “Fermën VIP” që u sajua në oborrin e shtëpisë.
Vëllai i Madh surprizoi mbrëmë çiftet e Big Brother VIP me rastin e Shën Valentinit.
Sara-Bardhi, Ilnisa-Meritoni dhe Heidi-Romeo u nxorën nga shtëpia dhe u dërguan më pas në ambientin që u kamuflua si një vend romantik të veçantë.
Ata u dërguan në një ambient të mbushur me pula, dhi dhe dele, pra me pak fjalë në një fermë.
Mbetet për tu parë se cilin format televiziv do të preferojë më shumë publiku, por ajo që është e sigurt është konkurrenca, e cila ka nisur që tani dhe “Ferma VIP” po e merr vëmendjen ende pa nisur.