Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar(Foto+ Emri)
Ka humbur jetën në moshën 81-vjeçare aktori i mbi 300 roleve në teatrin “Skampa” Ilmi Belshaku. Ai e humbi betejën me jetën pas një sëmundje të rëndë që e mundoi deri në frymën e fundit. Ilmi Belshaku ishte babai i një vajze të cilën e rriti i vetëm me përkushtim e dashuri, pasi e humbi bashkëshorten në një moshë fare të re. Padyshim që largimi nga jeta e Ilmi Belshakut do ti mungojë qytetit të Elbasanit, qytetarisë dhe botës së artit dhe filmit. Ilmi Belshaku – Aktori dinamik, gjithmonë i freskët në skenë.
Në prill të vitit 1973, kur një grup të rinjsh nga lëvizja amatore e klasës punëtore (ku Ilmiu shkëlqeu në premierat që luante si amator në uzinën e Mjekësit) e nën drejtimin e aktorit të mirënjohur Ferit Gjevori luajtëm për herë të parë si profesionist në shfaqjen “Pentagrami ynë gazmor”. Ilmiu që në këtë premierë shfaqi talentin e tij me ato vetitë e tij si: dinamizmin, gjallërinë e potencën e tij aktoreske, sidomos tek monologue “Nihilisti” të autorit Qamil Buxheli. R
olin e bënte me aq finesë sa monologue pati sukses të madh. Ilmiu po atë vit pranohet si aktor profesionist në Estradë ku për 30 vjet rrjesht nuk mungon në asnjë premierë. Në vitin 2002 del në pension, bën dy tre vite pushim dhe në vitin 2006 rikthehet përsëri në skenë me po atë fuqi dhe krijim artistik.
Kariera e Ilmiut është mjaft e pasur me krijime të arrira në planin aktoresk me shumë figura artistike. Përmendin këtu rolin e Bamkës, atë të arixhiut tek skeçi “Zgjedhjet” ku bashkë me Eser Qatipin krijuan atë dyshe mjaft simpatikedhe të paharruar. Do të përmend në këtë shkrim një rol të tij, ku ai luante një të ri sovjetik me emrin “Filipenko”. Vetëm me një fizarmonikë të vjetër në dorë , ai u ul në një qoshe dhe ndërhynte në bisedë vetëm me një fjalë “ta provojmë”,
kjo krijonte një situatë mjaft komike. I pahjarruar roli i interpretimit tij tek komedia e Eduart Ogës “Llotaria Amerikane”vënë në skenë nga Dhimosten Papa, ku bashkë me aktoren e mirënjohur Veronika Papa krijon situata mjaft komike ku spektatori e shoqëron me duartrokitje. Një rol i arrirë artistikisht është ai i oficerit të dalë në pension tek komedia “Pallati i grave”, por edhe roli i operativit të sigurimit tek drama “Shtëpia me Rrota” ( të dyja këto drama janë të shkruara dhe vënë në skenë nga Erand Sojli) ishte e një niveli të lartë. Përmenda disa role pikante të viteve të fundit, se Ilmiu ka shumë e shumë të tjera p.sh. tek “Ndalim Qarkullimi” dhe “Meqenëse të dua” të regjizorit Llambi Burgjia ka role mjaft të goditura apo ato krijime plot elegancë te premiera “Çështje të ditës” të Tomorr Himçit e shumë të tjera se janë gjithsej 90 premiera.
Një meritë të madhe Ilmiu ka në marrjen përsipër për të bërë detyrën si regjizor në Estradë në vitin 1998 ku kishte më shumë se një vit që kjo trupë nuk jepte shfaqje. Premiera e tij e parë “Kioska Bosi” u mirëprit mjaft mirë nga spektatori elbasanas duke mbushur sallën plot për disa ditë rrjesht. Më pas ai ve në skenë me shumë sukses premierat “3 x 2 = 8” dhe “Deputeti, qeni dhe kinezi” etj. Ilmiu për Teatrin Skampa mbetet një shok e një mik i afërt dhe i mirë. Ky është potreti i karierës të krijimit si krijimtari artistike si aktor i estradës dhe i Teatrit Skampa të Elbasanit.