Gjithë E Gatuani Pilafin me formulën 2 me 1, ja e vërteta. Kemi gabuar të gjithë..?!
Po të pyesësh vajzat dhe gratë shqiptare, nuk e vënë në diskutim këtë mënyrë të gatuari oriz, me formulë. Por e vërteta dhe më e mira na qenka krejt ndryshe.
Andy Meharg, një profesor në Universitetin Queens në Belfast, ka provuar tri metoda të ndryshme të gatimit të orizit. Së pari, ai gatoi orizin duke përdorur metodën tradicionale ku një gotë oriz përzihet me dy gota ujë, një metodë nga e cila orizi mbetej i mbushur plot me arsenik.
Në metodën e dytë, ai përdori pesë gota ujë për 1 gotë orizi. Kjo mënyrë gatimi bëri që orizi të humbte gati gjysmën e arsenikut në oriz, ndërsa sipas metodës së tretë Meharg la orizin në ujë gjatë gjithë natës, përpara se të gatuante atë.
Ai zbuloi se kjo mënyrë reduktonte arsenikun me 80%.
Mënyra e duhur e gatimit:
Lini orizin në ujë gjatë gjithë natës.
Në një tenxhere shtoni në raport 5:1 ujë dhe oriz dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.