Fermeri nga Elbasani mbolli 480 rrenje shege.Ve duart ne koke cfare shikon

Fermeri nga Elbasani mbolli 480 rrenje shege.Ve duart ne koke cfare shikon

Nezir Baho, nga fshati Broshkq i Elbasanit Sot duhet të ishte duke vjelë shegët që mbolli para tre vitesh.


Por në vend të kokrrave ai sot pastron gjethet e shegëve të sëmura. Nga 480 rrënjë që mbolli në këtë parcele, 240 prej tyre ai u detyruar ti presë kësaj here jo prej mungesës së tregut, por sepse fidani kurrë nuk u zhvillua mjaftueshëm për të dhënë prodhim. Për 64-vjeçarin këto janë pemë pa kokrra që kërkojnë shumë mund para, dhe si këmbim kjo tokë nuk po i jep asgjë.

“Kemi tre vite që kemi mbjellë shegë, pasi kumbulla dhe kajsia nuk na eci, nuk kishte treg. Mbollëm shegë me mendimin që do fitojmë, por u gënjyem. E shiko këtë shegën këtu është prerë, kam lënë fidanët e vegjël, nëse fidanët nuk rezistojnë deri vitin tjetër do t’i heq fare sepse jam me humbje. Kam tre vjet që nuk marrë asgjë. Kam prerë 70 rrënjë vjet dhe 170 këtë vit, edhe komplet këto shegët që kanë gjithë të verdha janë me sëmundje dhe unë mendoj që vitin tjetër 99% do t’i pres“- shprehet fermeri Nezir Baho.

Një sipërfaqe toke prej 5 dynymësh bujkut duhet t’i siguronte dhjetëra kuintal, por sipas bujkut fidani me sëmundje prodhon vetëm kokrra të vogla që nuk i do askush.

“Ja fidani e ka këtu sëmundje shiko si ikën lëkura. Këtu ka dy kokrra dhe ajo ka filluar të çohet. Nëse nuk do të ishte sëmurë sa kokrra duhet të kishte bërë ky fidani? 30-40 kg, por ka bërë një kilogram.”– shton fermeri.

Fermeri thotë se ndihet i pafuqishëm ekonomikisht për të mare përgjigjen se përse toka nuk po jep prodhimin që ai do.

“Nëse shteti më bën mua analizat e tokës dhe të fidanit falas, unë kështu marrë masa se çfarë kulturë të mbjell. Sa para ke hedh në këtë tokë? Nuk numërohen pasi nëse e mendoj do të më bjerë infarkt.”– thotë fermeri.

Për të përballuar jetës Nesiri thotë se edhe kësaj herë do të shkoj të punoj tokat e Greqisë, pasi bujqësia në vendlindje nuk i rezultoi fitimprurëse.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *