Mëngjesin e djeshëm, një 49-vjeçar shqiptar tentoi të shtypte me makinë ish- të dashurën e tij me të cilën ishte në një lidhje prej më pak se një muaji.
Ngjarja ndodhi në zonën e këmbësorëve tëViale Aurelio Saffi në Novi Ligure, në provincën e Alessandrias.
Gruaja 43-vjeçare sipas mediave italiane donte la linte shqiptarin, i cili nuk e ka pranuar ndarjen. Ai e ka përndjekur me makinë dhe ka tentuar ta përplasë.
Ajo arriti t’i shpëtojë goditjes së makinës, por 49-vjeçari nuk është mjaftuar me kaq. Ai doli nga makina dhe shkoi ta godasë gruan pa mëshirë.