Video: Aksidenti te liqeni, momenti kur forcat blu shoqërojnë Eldi Allushin
Janë publikuar pamjet e shoqërimit të shoferit të BMW-së që u aksidentua orët e para të mëngjesit të sotëm tek liqeni artificial i Tiranës.
Eldi Allushi, 26 vjeç do t’u nënshtrohet hetimeve sa i takon aksidentit të pazakontë. Ai u kap nga forcat policore rreth orës 15:00 të kësaj të Marte.
Kujtojmë se Allushi teksa lëvizte me makinën e tij në Rrugën e Kosovarëve, ngjiti digën e liqenit dhe përfundoi në vendkalimin e këmbësorëve. Gjurmët e ngjitjes së makinës ishin ende të dukshme në vendin e ngjarjes edhe disa orë pas saj. Gjithçka ka ndodhur në më pak se 4 sekonda. Rreth orës 5 e 12 minuta, makina me shpejtësi, u përplas me një pemë dhe më pas ngjiti maloren për të përfunduar në skarpatin e digës së liqenit. Fatmirësisht, mjeti është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit, duke penguar rrëzimin në ujë.
I riu, i cili sipas policisë dyshohet të ketë qenë i dehur apo nën ndikimin e substancave narkotike./tvklan.al