Vajza në dritare/Nalani përlotet nga informacioni që i jep Bilura
Sedati heq çdo dyshim për Hajriun pasi mbledh informacione për të dhe mëson se ka dy fëmijë nga një martesë që sapo ka përfunduar. Ndërkohë, Nalani pikëllohet kur mëson nga Bilura për gjendjen shëndetësore të Gylxhihanës.
Ajo e telefonon për t’a ftuar në një drekim të nesërmen dhe me shumë vështirësi e përmban veten të mos qajë. Gjithë të tjerët, po kujdesen për darkimin e asaj nate, ku Rafeti futet me lule në duar dhe duke vënë këngën e tyre të preferuar.
Në atë darkim, përmendet jo vetëm martesa Dondysë me Ismailin por edhe e Muzos me Bilurën. Veçmas, Gylxhihana i tregon Xhavitit se e di që po vdes dhe i lë atij amanet që të kujdeset për fëmijët e saj siç ka bërë deri më tani.
Sakaq, në anën tjetër, Hajriu kupton se Tyrkana po viziton Nalanin për të mësuar shkrim e lexim dhe e pyet nëse ajo po e nxit Nalanin të mos pajtohet me të por Tyrkana i betohet se nuk e ka tentuar fare diçka të tillë dhe ai e beson.