Bes Kallaku nuk është në ditët e tij më të mira. Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.
Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.
Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit.