Punon si gomiste, njihuni me vajzën shqiptar që është një fyrmëzim për të gjithë
Nga Mentor Kikia:
Kur ndalova në gomisteri për të kontrolluar një gomë të shfryrë të makinës, mu afrua një vajzë e më tha: Çfarë pro blemi ka?
-Goma, më ka rënë!
Ajo nxitoi të kontrollojë pre sionin e të katër gomave. Pastaj çmontoi shpejt e shpejt gomën e rënë, e kon trolloi, dhe nxitoi ta montonte.
Unë kisha mbetur në këmbë e po nd iqja veprimet e saj. Mendova se ishte ndonjë truk, por vajza për pak minuta e mbaroi punën.
Duart i kishte të nx ira nga gomat, vajrat po lë ndë të tjera në një servis makinash. Edhe në fytyrë kishte disa njo lla të zeza pluhuri.
I kërkova leje për ti bërë disa foto. Dhe padyshim i thashë që do ti publikoja. Pranoi dhe qeshi.
“E kam biznesin tim, punoj këtu me babanë. Ia kam marrë dorën mirë”.
Kjo është Xhoi, 21 vjeç, nga Bradasheshi, në Elbasan. Ajo ka zgjedhur të bëjë gomisten. Një punë burrash kudo, por ajo e ka sfiduar dhe e bën shumë mirë.
Vendosa ta ndaj me ju rastin e Xhoit, për të dëshmuar modelin e një vajze të re që ka zgjedhur të punojë. Një punë e “pi sët” dhe e rë ndë. Por ajo e thotë me kënaqësi: Ky është biznesi im!
Vendosa ta ndaja këtë histori, edhe si një model për një rini në krizë, që mendon se këtu nuk jetohet më.
Për një rini që referencë ka djemte dhe vajzat e që kapardisen në rrjetet sociale me makina luksi, me paratë e baballarëve, shpesh të buruara nga kr imi e korr upsioni.
Të faleminderit Xhoi për mësimin që na jep të tërëve!