Agjërimet e muajit të Ramazanit janë të obliguara për çdo musliman dhe muslimane të rritur që gëzon shëndet dhe që nuk gjendet në udhëtim.
I s ëmuri dhe udhëtari kanë lehtësinë të plotësojnë ditët e paagjëruara të Ramazanit në një kohë tjetër gjatë vitit.
Njerëzit që kanë s ëmundje të r ënda të përhershme që nuk kanë shpresë të gëzojnë shëndet ose ata që janë kaq të d obët fizikisht saqë nuk shpresojnë se do të gëzojnë fuqi në të ardhmen për të agjëruar, gjithashtu, edhe gratë sht atzëna si dhe ato që kanë f ëmijë me gji, kanë lehtësinë të mos agjërojnë dhe në vend të agjërimit, sipas mundësisë, të japin fidjen e agjërimit.
Hazret Kalifi i Dytë i Xhematit Musliman Ahmedia r.a. thotë:
“Ka shumë që detyrojnë f ëmijët të agjërojnë, ndërkohë çdo porosi e Islamit ka k ufijtë dhe kushtet e veta.
Sipas nesh ka disa porosi që njeriu duhet të fillojë t’i zbatojë që në moshën 4-v jeçare, ka disa të tjera që duhen filluar të zbatohen në moshën mes 7 deri në 12 v jeç, ka disa të tjera që duhen filluar të praktikohen nga mosha 15 – 18 v jeç, pra derisa të arrijnë moshën e pjekurisë. Njerëzit nga mosha 15-v jeçare duhet të fillojnë të mësohen me agjërimin dhe nga mosha 18-vjeçare t’i njohin si të obliguara.
Mbaj mend, kur kemi qenë të vegjël, edhe ne kishim dëshirë të madhe për të agjëruar, por Hazret Mesihu i Premtuar a.s. nuk na lejonte, madje na ndalonte fort nga agjërimi, dhe jo të na jepte ndonjë nxitje për të agjëruar. Realisht, f ëmijët e vegjël nuk duhen lejuar të agjërojnë, sepse agjërimi mund të ngadalësojë zhvillimin e tyre trupor.
Po, kur ata arrijnë një moshë kur gëzojnë fu qi, moshë e cila mund të jetë 15-v jeçare, atëherë mund të fillojnë të agjërojnë, por edhe kjo gradualisht. Vitin e parë mund të agjërojnë disa ditë, vitin tjetër disa ditë më shumë e kështu me radhë dhe gradualisht agjërimi t’u bëhet shprehi”.[1]