Pamje e dhimbshme në Kolonjë/ E vetme në shkollë, vajza kërkon mësues, Alesia: Dua të mësoj

Pamje e dhimbshme në Kolonjë/ E vetme në shkollë, vajza kërkon mësues, Alesia: Dua të mësoj


Në fshatin Boshanj të Kolonjës ka mbetur vetëm një nxënës! Shkolla qendron e mbyllur pasi asnjë mësues nuk shkon të japë mësim për shkak të gjendjes së godina e shkollës është e rrënuar dhe rruga e fshatit pa asfalt. Për pasojë, Alesia nxënëse e klasës së katërt ka mbetur pa mësim. Nëna e saj, kërkon nga Drejtoria Arsimore të emërojë sa më shpejt një mësues për të bijën.Me çantën në shpinë, Alesia vjen çdo ditë në orën 08:00 në shkollë.

Qëndron në oborr dhe më pas dëshpërimisht kthehet në shtëpi. Për vogëlushen nga fshati Boshanj i Kolonjës ende nuk ka nisur viti shkollor.9-vjecarja bashkë me nënën e saj, Brisilda Halili na tregojnë ambientet e rrënuara të shkollës. Muret e çara, suvaja e rënë, pa energji elektrike dhe me banka të shkatërruara.Alesia këtu ka zhvilluar mësim deri në klasë të tretë, por më 11 shtator kur duhet të niste klasën e katërt nuk u paraqit asnjë mësues.“Jo nuk kam bërë mësim se nuk e kam mësuesin. Mami më ka thënë mos hajde kot, por unë dal çdo ditë në 8:00 dhe shikoj nëse ka ardhur”, tha Alesia.Brisilda Halili, nëna e Alesias kërkon një mësues edhe pse godina rrezikon t’i zërë brenda.Nuk ka asnjë zgjidhje tjeter! Shkolla e Ersekës është 20 kilometra larg fshatit dhe ajo s’ka mjet transporti për ta transferuar në qytet. Drejtoria Arsimore i ka ofruar edhe konvikt në Ersekë, por Alesia është ende e vogël për të qendruar larg nënës.“Dua mësues patjeter për vajzën se më vjen gjynah për të. Si gjithë moshatarët e saj duhet të shkojë në shkollë. Kushtet këtu janë skandaloze por skam çfarë të bëj.

E kam bërë ankesen por asgjë nuk po bëhet”, u shpreh Brisilda Halili.Nga ana tjetër kryeplaku i fshatit Boshanj thotë se dikur shkolla ka pasur shumë nxënës, por këtë vit ka mbetur vetëm Alesia. Ndërsa godina ka degraduar sepse prej dekadash nuk është rikonstruktuar.“Këtu ka vetëm një nxënës, ndërsa mësues nuk ka fare. Për këtë vit nuk është lyer as sistemuar. Më parë në këtë shkollë kanë qenë 60 nxënës. Pasi erdhi demokracia u ul numri i nxënësve. Ndërsa vitet e fundit është shkatërruar plotësisht. Nxënësja e vetme s’ka ku mëson”, tha Dashamir Halili kryetar i fshatit.

Zyra Vendore Arsimore Kolonjë bën të ditur se është hapur një thirrje për mësues në portal dhe kanë shprehur gadishmërinë 6 mësues, por procedurat e emërimit do vonojnë edhe disa ditë. Të njëjtat burime konfirmojnë se mësuesit që kanë qenë më herët të punësuar në këtë shkollë kanë braktisur vendin e punës për shkak të rrugës së paasfaltuar dhe godinës së shkollës që rrezikon të shembet.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *