Njoftimi i fundit nga kryeministri Albin Kurti …
Pas publikimit të Policisë së Kosovës për arsenalin e konfiskuar pas marrjes nën kontroll të Manastirit të Banjkës të cilin forcat e armatosura rëndë po e përdorin si bazament sulmi ndaj forcave të rendit dhe ligjit, ka reaguar sërish edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shtoi edhe se “operacion po vazhdon ende”:
“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës konfiskuan qindra armë dhe municione, përfshirë pajisje të rënda ushtarake të tilla si mitralozë, granata dhe të tjera. Policia jonë mbetet në bashkërendim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni po vazhdon”, ka shkruar Kurti në Twitter.