Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.
Policia raportoi se rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç.
Policia beson se më pas ai vrau veten. Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jork-ut.
Katër trupat u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e policisë Bronxville.