Në shtëpinë e Bora Zemanit sot ka festë, moderatorja ndan dy gëzime në një ditë (FOTO)
Në shtëpinë e Bora Zemanit sot ka festë. Djali i moderatores së njohur, Arbori, feston ditëlindjen dhe ai mbush plot 9 vjeç.
Bora ka postuar disa imazhe në “Instastory”, ku në të parën shfaqet Arbori dhe ora “00:00”, për të treguar se kemi hyrë në ditëlindjen e tij.“Dashuria ime!”, ka shkruar shkurt Zemani.
Ndërkohë në postimin e radhës, ajo ka zbuluar tortën e parë të ditëlindjes, në të cilën është vendosur numri 9.
Por jo vetëm kaq, pasi kjo ditë është e veçantë për moderatoren pasi ka premierën e filmit të saj “5 Herë Jo”.Bora së bashku me Donald Veshajn janë protagonistët kryesorë të filmit, por gjithashtu ata janë edhe producentët e tij.
Kujtojmë se një ditë para premierës absolute të filmit “5 Herë Jo”, protagonistët dhe stafi realizues dolën në një konferencë për mediat.