Ndodh edhe kjo! Policia e Sarandës largon ‘zgupthi’ nga plazhi burrin me tanga
Pas publikimit të pamjes aspak normale të një pushuesi me tanga në plazhin publik të Sarandës, Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit kanë shkuar në Plazhin e Ri.
Pasi kanë gjetur pushuesin me veshje aspak normale në një plazh të frekuentuar nga fëmijë, punonjësit e Policisë i kanë komunikuar urdhrin për t’u larguar menjëherë nga plazhi, urdhër të cilin e ka zbatuar pa kundërshtim.