Ministria e Financave njoftim TE RENDESISHEM per pensionistet… ⤵

Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të caktuara të pensionistëve të Kosovës janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë dhe per te terhequr leket e pensionit, në mënyrë që të mos iu ndalet pagesa mujore.Në një njoftim në Facebook, Ministria tha se përfituesit e pensioneve kontributpagues, pjesërisht kontributpagues, dhe pensioneve familjare, nuk detyrohen të paraqiten çdo gjashtë muaj në zyrat e pensioneve.

“Pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Pensionistët e kategorive të tjera – përfshirë atë të pensionit të moshës bazike nga i cili përfiton çdo kosovar që ka mbushur moshën 65-vjeçarë pavarësisht se e ka qenë i punësuar apo jo – duhet të vazhdojnë të paraqiten në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj.

Ministria tha se është duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët.

“Kjo përfshinë ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës, thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.

Ky vendim vjen një muaj pasi Gjykata Supreme i shfuqizoi disa nene të një udhëzimi administrativ për procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve.

Në vendimin e saj, Supremja kishte gjetur se ligji nuk e detyron pensionistin kontributpagues të lajmërohet çdo 6 muaj.

Deri para vendimit të gjykatës, pensionistët e të gjitha kategorive ishin detyruar të paraqiteshin fizikisht në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj të për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdonin ta pranonin pagesën mujore.

Pensioni i moshës në Kosovë është 150 euro, ndërkaq pensioni kontributpagues sillet nga 218 deri në 318 euro në muaj, varësisht shkallës së arsimimit./REL

Related Posts

Prej kohesh larg ekranit, Anjeza Shahini ben postimin befasues per kusheri Mirin… ⤵

Anjeza Shahini ka dalë hapur në favor të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të babait te Selin, gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania. Përmes…

Detaje nga vr*sja me çekiç në Thumanë. Andi Vokrri e m*sakroi 57-vjeçarin në sy të gruas dhe nënës së tij!…Lҽxσ ɱë ʂԋυɱë

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh. Autori e ka goditur me…

Familja e Brikenës reagon ashpër pas trajtimit të historisë me Mateon!…Lҽxσ ɱë ʂԋυɱë

Mbreme në spektaklin e Big Brother VIP Albania, u trajtua historia mes Brikenës dhe Mateos, duke ngjallur reagime të shumta në publik.   Në reagimin e tyre,…

Djali i mori j*tën nënës duke e rrahur/ Detajet

Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit po zbardhet me detaje të reja. Sipas informacioneve të…

Shqiperia preket nga shiu! Ja sa zbresin temperaturat sipas sinoptikanes…

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të larte që në orët e…

Lorna zbuloi emrin e tij live, si e priti reperi shqiptar deklaratën e papritur të banores së BBV 5? ë ë ë⤵

Mbrëmja e djeshme e Prime-t të “Big Brother VIP 5” u shoqërua me një moment të papritur nga ana e Lornës. Banorja e shtëpisë më të famshme…