LAJMI I FUNDIT – Shteti suedez ka vendosur për dy fëmijët e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit …
Dy fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit
Dy bijtë e Liridona Ademajt kanë udhëtuar këtë të shtunë drejt Suedisë.
Burime të Klan Kosova konfirmojnë ekskluzivisht se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje, ngaqë ata janë shtetas suedez.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë, ku njëri prej tyre është prangosur sonte.