Ky është vendi ku të rinjtë nuk po dalin më nga shtëpia, numri i tyre ka shkuar në 340 mijë

Shoqëria gjithnjë e më individualiste drejt së cilës ne ecim po vihet re me më shumë forcë në Korenë e Jugut. Atje, rreth 3% e popullsisë midis moshës 19 dhe 39 vjeç jeton në vetmi absolute, të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Ata e bëjnë këtë nga paaftësia për t’u përshtatur me shoqërinë dhe për të arritur suksesin e vendosur nga standardet atje. Ata njihen si “hikikomori”, një term i krijuar për herë të parë në Japoni, në vitet ‘90.

Koreja e Jugut, që po lufton me një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë, po përpiqet ta korrigjojë këtë problem. Dhe mënyra që ky vend ka gjetur për momentin është dhënia e një sërë ndihmash financiare për të rinjtë nga mosha 9 deri në 24 vjeç që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Ata u japin rreth 450 euro në muaj për t’i mbështetur. Objektivi që autoritetet kanë me ta nuk është tjetër veçse t’i inkurajojnë që të “rikuperojnë jetën e tyre të përditshme dhe të riintegrohen në shoqëri”, sipas Ministrisë së Barazisë Gjinore dhe Familjes së Koresë së Jugut.

Një nga tiparet e përbashkëta që paraqesin këta vetmitarë të rinj është mungesa e besimit në vendimet që kanë marrë. Sipas tyre, ata nuk i kanë respektuar standardet që shoqëria ka vendosur për sukses dhe konsiderojnë se nuk janë përshtatur siç duhet. Përveç kësaj, shumë të tjerë kanë marrë kritika për performancën e tyre të dobët akademike gjatë gjithë jetës së tyre studentore. Një problem që bëhet shumë i vështirë për t’u folur në një vend të karakterizuar nga ajo që quhet “kultura e turpit”.

Këtë e ka shprehur një nga afërsisht 340 000 të rinjtë koreano-jugorë që vuajnë nga ky problem, Yoo Seung-gyu, për BBC.

“Kultura e turpit në Kore e bën më të vështirë për vetmitarët të flasin për problemet e tyre. Një ditë, sapo arrita në përfundimin se jeta ime po shkonte keq, vendosa të mbyllem. Nuk doja të shikoja as familjarët e mi”, tregon ai.

Nga ana tjetër, diçka të ngjashme ka treguar edhe një punonjëse e një prej organizatave që kërkon të ndihmojë këta të rinj, Kim Soo Jin. Sipas saj, rinia në përgjithësi ndjen një farë shtypjeje nga standardet shoqërore. Dhe, kur ata vetë nuk i përmbushin pritshmëritë e tyre, mendojnë se kanë dështuar dhe se janë vonë.

“Ky lloj mjedisi social ul vetëvlerësimin e tyre dhe përfundimisht mund t’i izolojë ata nga shoqëria”, shpjegon Kim.

Megjithatë, subvencionet shtetërore nuk janë mënyra më optimale për t’i ndihmuar ata të dalin nga kjo situatë. Kjo është shpjeguar nga njerëzit që punojnë në programet e rifutjes së “hikikomori”-ve në shoqëri. Sipas tyre, kjo pagesë mujore mund të jetë “hapi i parë” me të cilin do të nisë zgjidhja e problemit. Megjithatë, ekspertët mendojnë se paratë mund të përdoren për lloje të tjera nismash, si financimi i programeve të ndihmës, organizatave ose projekteve që mund të jenë të dobishme për ta.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *