Ky është polici që mbeti i vrarë në veriun e vendit

Ky është polici që mbeti i vrarë në veriun e vendit

Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë, e një tjetër është plagosur gjatë një sulmi që ndodhi mbi Policinë e Kosovës në veriun e vendit.

Tashmë është zbardhur edhe identiteti i policit të vrarë në veri. Ai është Afrim Bunjaku nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë.

Bunjaku bëhet polici i dytë i rënë në detyrë në pjesën veriore të vendit, pas vrasjes së Enver Zymberit në vitin 2011.

Edhe Zymberi, njëjtë ishte nga komuna e Vushtrrisë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *