Kush e zhduku telefonin e Liridonës? Misteri që mundon hetuesit
Hetuesit në Kosovë kanë dërguar një kërkesë në kompaninë Apple, një vendim gjyqësor që kërkon ndihmë dhe akses për të thithur të dhënat qe gjendeshin në telefonin e Liridona Ademajt, e vrarë në një pritë të organizuar nga bashkëshorti i saj.
Aparati telefonik i viktimës nuk është gjetur akoma dhe dyshohet se mund të jetë asgjësuar.
Për këtë arsye hetuesit kanë shpresë se mund të aksesojnë nëpërmjet sistemit të ruajtjes së të dhënave ICloud për të rikuperuar mesazhe, thirrje, foto, video e dokumente që mund të orientojnë mbi motivet e kësaj vrasje.
Një ndër dyshimet kryesore të hetuesëve në Kosovë është se Liridona mund të ketë poseduar materiale kompromentuese prej të cilave autorët ndiheshin të kërcënuar