“Kush dënohet nga ligji i ri”, Balla paralajmëron: Nëse nuk i bindet urdhërit do të…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka propozuar dënim më të ashpër ligjor për të gjithë ata që nuk u binden urdhërit të policisë.
Balla ka njoftuar një politikë të re penale (me dënime qe variojne nga 3 muaj deri në 5 vjet burg) ndaj ndaj atyre që kundërshtojnë policinë në ushtrimin e detyrës.
“Kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.
Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të policisë përbën kundërvajtje penale, e cila mund të dënohet me burgim gjer në 3 muaj. Nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit dënimi shkon në 1 vit burg. Nëse dikush guxon të godasë me duar punonjësin e policisë, ai person rrezikon deri në 5 vjet burg. Pastaj për vepra më të rënda penale ndaj një punonjësi policie, Kodi Penal është i ashpër siç duhet“, shkruan Balla.