Kosovarët, miliona në Shqipëri. Banka Qendrore në Prishtinë: Shpenzuan 46% të 59 milionë eurove
Çdo vit e më shumë, dhjetera mijëra qytetarë nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar si destinacionin tyre të preferuar të pushimeve verore.
Interesi i shtuar reflektohet edhe në të dhënat e insitutcioneve të Kosovës.
Sipas raportit të Bankës Qendrore në Prishtine, për muajin qershor, rreth 50 për qind e shpenzimeve të qytetarëve të kosovës u përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri.
Shpenzimet, të cilat janë rritur me 18% përqind krahasuar me një vit më parë, kapin vlerën e rreth 59 milionë eurove, prej të cilave 46% për qind janë harxhuar vetem në Shqipëri.