Kjo është arsyeja përse nuk duhet t’i hidhni fijet e bananeve

Kjo është arsyeja përse nuk duhet t’i hidhni fijet e bananeve


Bananet janë ndër frutat më të mira për shëndetin e organizmit. Si fruti ashtu edhe lëkura ofrojnë një sërë vlerash të rëndësishme për mirëqenien tonë. Banania është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6.Ekspertët këshillojnë që njeriu mund të konsumojë dy banane në ditë. Ata po zbulojnë gjithnjë e më shumë për të gjitha të mirat që ofron ky frut, veçanërisht fijet e brendshme që veshin tulin e frutit.

Arsyet Përse Nuk Duhet T’i Hidhni Fijet e Bananeve
Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se këto fije lidhëse të quajtura “Phloem” përbëhen nga qeliza të gjalla, që mundësojnë ushqyerjen me vitamina dhe minerale të frutit.

Ato janë shumë të pasura me vlera njësoj si i gjithë fruti. Këto fije të holla janë të mbushura me kalium, fibër, vitaminat A dhe B6. Ato përmbajnë gjithashtu vitaminën C e cila fuqizon sistemin imunitar, sidomos gjatë ndryshimit të stinëve. Ato shërbejnë si arterie duke transportuar gjithçka që i nevojitet frutit për tu rritur dhe pjekur.

Për më tepër, në varësi të fijeve, njeriu mund të dallojë nëse fruti është gati për tu ngrënë. Nëse fijet janë të ngjitura fort pas tulit të bananes, atëherë bananja është e papjekur. E kundërta ndodh në rastin e bananes së pjekur. Mund ta keni vënë re se kur hani një banane të pjekur, fijet në fjalë hiqen shumë më lehtë nga tuli.

Banania është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve. Ajo i bën mirë edhe zemrës sepse përmban shumë kalium.

Sa i përket diabetit, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të hanë vetëm një banane në ditë, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, sidomos në rastin e bananeve të pjekura fort. /AgroWeb.org

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *