Ja manipulimet e furrave shqiptare rreth peshës së bukës që ata shesin

Ja manipulimet e furrave shqiptare rreth peshës së bukës që ata shesin

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bashkë me Agjencinë e Metrologjisë, këtyre ditëve kanë kryer inspektime të mjeteve matëse, pra peshoreve si dhe kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit të këtyre operatorëve në qytetin e Gjilanit.

Ministria ka njoftuar se gjatë inspektimit, në tri peshore janë hasur parregullsi që nuk kanë qenë në përputhje me rregulloren për peshore Jo-automatike.

Këto peshore janë larguar nga përdorimi dhe është kërkuar nga subjektet ekonomike që ato të zëvendësohen me peshore në përputhje me rregulloren për peshore jo automatike.

Ndërkaq janë kryer matje të bukës nëpër furra për ta verifikuar peshën e tyre në bazë të deklaracionit që e kanë prezantuar. Sipas MINT-it, një furrë është gjobitur, bazuar në normativat ligjore, për shkak të mos përputhjes së peshës së bukës me deklaracionin, që e ka prezantuar për blerësit.

Kurse gjatë inspektimit, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar dy gjoba për flamujt e origjinës, që nuk kanë qenë të vendosur në produkte.

“Inspektime të tilla janë duke ndodhur në vazhdën e punës së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mbrojtjen e konsumatorit dhe për të krijuar siguri në treg.

Mbrojtja e konsumatorit mbetet prioritet i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që qytetarët të sigurohen të marrin aq sa paguajnë“, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Related Posts

Cfare tragjedie! Dhimbje e madhe! Djali 1 vjecar i futbollistit të njohur ndërron jetë, zbardhen detaje

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në shenjë zie dhe…

Moment ”romantik” në BBV: Gjesti dhe Egli shkëmbejnë një puthje (Video ne koment)

Pas gjithë përplasjeve të forta të ndodhura mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother Vip”, produksioni vendosi t’i qetësojë pak gjakrat dhe t’i vendosë banorët në paqe…

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *