Ikja për punë jashtë vendit, po e lë ndërtimtarinë pa punëtorë

Numri i të punësuarve pa kontratë dhe rre zikshmëria e lartë në punë, është njëra nga shka ktarët kryesorë që sektori i ndërtimtarisë përballet me mungesë të punëtorëve tash e sa kohë.

Nga Shoqata e ndërtuesve presin që për një kohë të shkurtër të marrin punëtorë nga vendet e tjera. Ndërsa nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat fajin ua lënë kushteve të rë nda që janë përballur punëtorët dhe mostrajtimi i duhur nga pronarët.

Kryetari i Shoqatës së ndërtuesve, Faton Hoxha, thotë që ndonëse gje ndja ende nuk është alarmante, në atë drejtim ai ka thënë se do të shkojnë shumë shpejt pas ofertave të shumta për punësim jashtë vendit.

Hoxha tha se një numër i madh i punëtorëve të sektorit të ndërtimit po shkojnë jashtë shtetit se po u ofrohen kontrata më të mira.

“Kemi edhe migrim shumë domethënë, për shembull, një numër i madh i atyre kanë shku në Kroaci në Slloveni po edh,e tash në Gjermani. Po ofrohen kontrata prej firmave që janë në Gjermani ose shumica janë firma shqiptare që janë nëpër Gjermani e në Evropë edhe po shkojnë. Se çka po i detyron ata është mirë me i pyet ata mirëpo sigurisht po pretendojnë që ka kushte më të mira atje edhe pse sipas asaj që e dimë ne ose sipas kontakteve që i kemi për sa paguhen ata për punëtorë gjysmë të kualifikuar për mos me thënë të pakualifikuar çfarë na i kemi këtu në mungesë të shkollave profesionale. Me pagesat që i marrin atje nuk munden me bë diçka më shumë se sa që bëjnë këtu me pagesat që bëhen këtu”.

Hoxha tha se punëtorë të sektorit të ndërtimit nga vendet e rajonit ka, por jo në masë të theksuar.

“Po prej rajonit, prej Shqipërisë, sidomos pjesa e Lumës, Hasit, ka vite që punojnë në Prizren, Gjakovë, po edhe në Prishtinë por jo në masë të theksuar. Mundeni me marrë shifrat për shembull Kroacia po e marrim se ne mundemi me u krahasu vetëm me vende të rajonit jo më larg, Kroacia prej regjistrimit të popullsisë që e ka pas në vitin 2011 edhe të fundit 2021 ia kanë dikund 10 për qind më pak numrin e banorëve. Njëjtë edhe për 270 mijë vetë është më i vogël numri i banorëve në Slloveni që është më shumë se 10 për qind. Domethënë migrimi nuk është që veç kosovarët që po migrojnë, prej të gjitha shteteve migrohet”, tha Hoxha.

“Njerëzit gjithmonë kërkojnë, gjithmonë ka pasur lëvizje e sidomos tash kur ka më shumë informat, më shumë ke mundësi me u qas, me kriju kontakt me dikën. Me teknologji të informacionit nuk ke nevojë me shku në Gjermani me gjet dikënd për punë e gjen nga këti. Domethënë migrimi nuk ndalet asnjëherë”, u shpreh ai.

E në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha për Ekonomia Online, se gjendja e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë është në gjendje të rëndë. Ai thotë se 70 për qind e humbjes së jetëve të punëtorëve ndodh në këtë sektor.

“Ndër sektorët më të rënda gjendja që ka qenë dhe ende është se në sektorin e ndërtimit kemi që nga mungesa e kontratës së punës deri tek humbja e jetës së këtyre punëtorëve. Mund të themi se 70 për qind e humbjes së jetëve të punëtorit vijnë nga sektori i ndërtimtarisë dhe po flasim deri më sot sepse çka do të ndodh nesër nuk e dimë. Është një sektor ku punëtoret kanë punuar jashtë orarit të punës, kanë punuar pa kushte adekuate të punës. Po flas për një pjesë sepse një pjesë ndoshta edhe kanë qenë në kushte normale po sektori i ndërtimtarisë është sektori i cili punon gjatë verës e në moment kur nuk mund të punojnë në këtë sektor, faktikisht gjithçka përfundon aty”, u shpreh Azemi.

“Pjesa dërmuese e punëtorëve pa kontrata pune vijnë nga sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i ndërtimtarisë është sektor për të cilën është punë më e rëndë pasi që ne kemi pak mekanizma bashkohorë. Punëtorët janë të obliguar shpeshherë që ta bartin materialin nga kati i parë në kate më të larta dhe çka është më e rënda, këta punojnë në një lartësi bukur të madhe, pa masa dhe mjete mbrojtëse, çka shpesh here kemi përfunduar edhe me fatalitet”, thotë ai për EO.

Azemi tha se ka mungesë të punëtorëve, pasi pronarët e kompanive nuk i kanë trajtuar ata si duhet.

“Po, kemi mungesë të këtyre kryesisht punëtorëve të profesioneve të caktuara. Pse e kemi këtë mungesë, e kemi pasi që pronarët e kompanive nuk i kanë trajtuar ashtu siç duhet e sa duhet punëtorët e këtij sektori. Tani deshëm apo nuk deshëm e pranojnë apo nuk e pranojnë, pronarët e kompanive megjithëse ata e dinë më së miri që ka mungesë të të gjitha profileve dhe faktikisht punëtorët me profesionet të caktuara nuk janë ata të cilët kanë qenë para një viti. Po ndihet mungesë shumë e madhe e këtyre profileve”, tha Azemi.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *