Ia dhane farat që ta mashtronin – Shqiptari kultivoi gabimisht domaten që ka çmimin marramendës

Ia dhane farat që ta mashtronin – Shqiptari kultivoi gabimisht domaten që ka çmimin marramendës


Shkoi të blejë domate të quajtur “zemër kau”, por tregtari e mashtroi dhe ferma e tij u kthye në një “thesar” fitimprurës. Kjo është historia e 35 vjeçarit Alban Cakallit. Si nisi historia Një ditë të bukur, Albani shkon tek një i njohuri i tij që merrej me tregtimin e shitjes së farave. I riu kërkon që të blejë domaten e quajtur “zemër kau”, për ta mbjellë në tokën e tij. Ky varietet prodhon 3-4 kokrra, të cilat shkojnë deri në 1 kg secila. Fermeri mendoi që do arrinte të siguronte disa të ardhura të kënaqshme financiare.

Çdo ditë kujdesej për fidanët deri sa ato erdhën në fazën e lulëzimit. Çfarë nuk po shkonte me investimin e tij Kur fidani nisi të çelte u vu re anomalia e parë. Rrënja e domates që në momentin e parë kishte 12-13 lule. Kjo e habiti por njëkohësisht edhe e lumturoi Albanin. “Kush e di se sa kg domate do shes për rrënjë!”, mendoi. Teksa ditët kalonin, 35-vjeçari po shikonte që domatja nuk po rritej si kokërr dhe kjo e mërziti. Kur vëllai shkoi në fermë, vuri re se ato kishin nisur që të piqeshin. Të dy në ato momente menduan që t’i shkulnin sepse investimi kishte shkuar dëm.

Si u njoh me vlerat e domates dhe çmimin marramendës Albani shqetësimin e tij nisi që ta ndante me miqtë, kur një ditë të bukur bie në kontakt me një tregtar nga Tirana. Ky i fundit i foli për cilësitë e veçanta të domates. Bëhej fjalë për një varietet të eksperimentuar për herë të parë në vitin 2019. Një kg i kësaj domateje të vogël shkonte deri në 30 euro në Itali, për shkak të vlerave ushqyese. Albani nisi kërkimet në internet për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë në të vërtetë. Domatja portokalli, ishte më e shtrenjta në supermarketet e Tiranës dhe Albani ishte i vetmi në Shqipëri që e kishte kultivuar gabimisht. Ka një shije të ëmbël dhe shumë vlera, zero aciditet.

Sa e shet AlbaniI riu e shet 500 lekë të reja kg këtë domate. Thotë që është i kënaqur me aq sa ka fituar. “Jam shumë i kënaqur sepse domatja tjetër po shitet me 30-40 kg, kurse unë e shes me 500 lekë të reja. Për këtë vit kam mbjellë rreth 500 metra katrorë tokë dhe vitin tjetër do e kultivoj sërish”. Ferma e Albanit nuk është e kultivuar vetëm me domate, por edhe me fruta ekzotike, që janë pak të njohura për tregun vendas. Fermeri nga Mamurrasi ka një dashuri të çuditshme ndaj tokës. Ai nuk ndalet se lexuari literaturë vendase dhe të huaj, që ka të bëjë me bujqësinë. Thotë se me informacionin që ka, eksperimenton me prodhimet që kultivon në tokën e tij./TCH

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *