“I vdekuri” nga Mitrovica lajmërohet i gjallë pas 24 vitesh, ishte rrëmbyer gjatë luftës

“I vdekuri” nga Mitrovica lajmërohet i gjallë pas 24 vitesh, ishte rrëmbyer gjatë luftës

Kjo është një histori sa e vërtetë, aq e pabesueshme. Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.

Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vjet pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Falë emisionit “Pa Gjurmë’’, transmetuar në televizionin Report Tv, familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël, të cilin ata e dinin të vrarë, jetonte shëndosh e mirë.

Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila transmetoi videon e babait të tij, Ramadan Avdiu. 38-vjeçari i mbytur në lot nuk mund ta besonte se më në fund kishte gjetur familjen.

I rrëmbyer në moshën 13-vjeçare, Abedin Avdiu bashkë me 20 fëmijë të tjerë u dërguan në Itali nga rrëmbyesit, të cilët i detyronin të vidhnin. Fati donte që vogëlushi t’u shpëtonte rrrëmbyesve e të denonconte në polici autorët. Për vite të tëra u rrit në një jetimore në Itali. Vite më vonë vendosi të kërkojë familjen biologjike. Bashkimi i shumëpritur mes familjes Avdiu dhe djalit të tyre Abedinit pas 24 vjetësh ka emocionuar jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarjeje, por të gjithëve ne. Kjo është një histori shprese dhe frymëzimi për këdo. /Albinfo

Related Posts

ENIGMË deri tash! Ky është burri shqiptar që për dekada u ndërtoi shtëpi të varfërve, pa e ditur askush? LAJMI NË KOMENT

ENIGMË deri tash! Ky është burri shqiptar që për dekada u ndërtoi shtëpi të varfërve, pa e ditur askush? LAJMI NË KOMENT Ndiqeni videon në vazhdim:  …

Parashikimet ‘bombë’ të Alfred Cakos për kryeministrin?! Si mendoni, ndiqeni videon!

Parashikimet ‘bombë’ të Alfred Cakos për kryeministrin?! Si mendoni, ndiqeni videon! Shiko videon në vazhdim: % buffered00:29 -04:33 Post Views: 387

Cfare tragjedie! Dhimbje e madhe! Djali 1 vjecar i futbollistit të njohur ndërron jetë, zbardhen detaje

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në shenjë zie dhe…

Moment ”romantik” në BBV: Gjesti dhe Egli shkëmbejnë një puthje (Video ne koment)

Pas gjithë përplasjeve të forta të ndodhura mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother Vip”, produksioni vendosi t’i qetësojë pak gjakrat dhe t’i vendosë banorët në paqe…

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *