“I dhashë duart bastardit”/ Roza Lati tregon si ja “futi” i dashuri: Më bëri golin më të shëmtuar,shkoj me…

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”,

ajo ka shpjeguar për herë të parë arsyet e kësaj ndarjeje.

 

Moderatorja Roza Lati Roza ka folur edhe për jetën e saj

private brenda shtepise se Big Brother VIP. Teksa ka zbuluar se është ndarë nga partneri, ajo ka treguar detaje nga lidhjet sentimentale që ka pasur.

Prezantuesja ka folur me banorët e tjera për partnerin e saj, për të cilin thekson se e do me kostum dhe jo me streçe, duke thumbuar kështu këngëtarin Stine, me të cilin ka qenë e lidhur disa vite më parë. Po ashtu, ajo deklaron se nuk e do partnerin të famshëm, pasi sipas saj fama të jep shumë presion.

 

“Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17- vjeçe. Dashuria ishte e madhe, por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, tha ajo.

Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin. Por, në “Big Brother”, ajo u shpreh se ndarja me djalin në fjalë erdhi pikërisht pas një “goli” që ai i kishte bërë.

Ajo u shpreh se e kishte përjetuar keq këtë ndarje, por jo sa për të rënë në pesimizëm. Ishte vetë moderatorja që pak kohë më parë pranoi këtë ndarje, duke i dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, tha Roza Lati.

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”, ajo ka shpjeguar për herë të parë arsyet e kësaj ndarjeje.

“Përveç distancës se largësia nuk nuk është problem, dy orë fluturim, por nuk erdhi në momentet e mia më të rëndësishme. Po ka problemi njeriu. Unë nuk po them tani hajde rri me mua një muaj apo një javë por në ditët e mia më të zeza, e merr avionin dhe vjen një mbasdite, vjen në drekë dhe ikën në darkë, për njeriun që do. Varet se sa përpiqesh. Në fund fare ma ka bërë edhe një gol shumë të shëmtuar. Sepse po përpiqej të rikthehej prap dhe kishte marrë edhe Ritën, duke iu lutur që të riktheheshim bashkë.

Dhe ma bëri golin shumë të shëmtuar por nuk dua të flas sot për atë gjë se nuk dua t’ja prish humorin vetes. Atë golin e atij nuk e kapërdij dot, jo se më lëndoi se dashuria kishte përfunduar por me vjen inat dhe zor që kapi mamin. I lutej mamit që të kthehej tek unë dhe Rita e donte shumë atë”, u shpreh Roza.

Më tej, vetë banorja tha se tashmë ishte single, por ende asnjë mashkull i shtëpisë nuk ia kishte marrë vëmendjen.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *