Habit Gentjan Zenelaj: Kur kam qenë në Lezhë isha çoban me dhi… / Sa modest që është Genti
Në emisionin “Rudina” në tv Klan është folur sot për vendlindjen dhe kujtimet më të bukura që të ftuarit kanë. Një nder ta ka qenë edhe Gentjan Zenelaj i cili ka zbuluar për herë të parë se kur jetonte në Lezhë ai ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.
Gentjan Zenelaj: Gjetja e një kujtimi për mua është shumë e çmuar. Më ndodh shumë shpesh në Lezhë kur ulem buzë Drinit, pi një kafe apo vendbanimit Ilir apo tek vendva.rrimi i Skënderbeut, teksa rri mendueshëm ndër 100 mendimet që kam në kokë del një fill si tek filmi i Harry Potter del një fill nga koka dhe janë një varg kujtimesh të cilat vijnë që lidhen me fëmijërinë tënde.
Rudina Magjistari: Imazhi i parë, kur ty të përmendet Lezha.
Gentjan Zenelaj: Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme. Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë. /tvklan.al