Fiks Fare/ Të miturit 5 dhe 7 vjeç rrezikojnë t’u bjerë tavani në kokë, flenë në tokë. Babai me probleme të shëndetit m

Familjes Ceka nga fshatin Zenisht i Bashkisë Mat e përbërë prej 4 vetash jeton në kushte ekstreme varfërie.

Dy fëmijët e mitur të familjes 7 dhe 5 vjeç çdo natë flenë në tokë midis lagështirës, suvave të rëna të mureve dhe tavanit prej kallamishteje .

 

Kushtet e shtëpisë janë të pabanueshme, por familja Ceka gjithsesi jeton në të edhe pse në ditët me shi çfarë bie jashtë hyn brenda.

 

 

32 vjeçari tregon mes lotësh vuajtjet dhe varfërinë e skajshme në të cilën ai dhe familja e tij jetojnë. Vetë është invalid pasi në moshë të vogël ka kaluar temperaturë dhe kjo gjë ë ka shkaktuar prapambetje mendore, ku dhe merr një kemp prej 10305 lekësh. Z. Ceka nuk është i aftë për punë si pasojë e problemit shëndetësorë që ai ka, ndërsa bashkëshortja e tij duhet të kujdeset për dy fëmijët e saj, për vajzën 5 vjeç dhe djalin 7 vjeç. Dimri është edhe më i vështire për t’u kaluar në kushtet që është familja, por ngrohen sado pak me sobën e drurit. Për sigurimin e druve i ndihmojnë komshinjtë ose siç shprehet kryefamiljari pret pemët frutore për të ngrohur të miturit.

Ai i është drejtuar Fiksit për ndihmë dhe ajo që kërkon është të sigurojë një strehë të ngrohtë e sigurtë për fëmijët e tij. Të ardhurat që merr nga kempi janë shumë të pakta për të siguruar gjithë nevojat e familjes dhe ai shpjegon se ndonjëherë është ndihmuar nga bashkia me ndihma.

Jetesa për familjen nuk ka qenë e lehtë. Fillimisht ata kanë jetuar tek shtëpia e motrës së Z. Ceka dhe më pas tek vëllai, por që mundësia nuk ishte më. Kështu familja u shpërngul në shtëpinë përdhese të prindërve të Gentianit e cila është gati e pabanueshme.

Fiks Fare iu drejtua drejtorisë së Shërbimit Social pranë Bashkisë së Matit për të mësuar nëse kishte hapësira për ndihmë ndaj familjes Ceka.

Në përgjigjen e tij ky institucion sqaron se rasti i familjes së Z. Gentian Ceka njihet nga punonjësit e Njësisë Admimnistrative Lis dhe e heq përgjegjësinë nga vetja, duke shpjeguar se kjo familje ka marrë të gjitha ndihmat nga bashkia, aq sa i lejon ligji.

Sipas tyre kryefamiljari merr një pagesë prej 10305 lekësh si pagesë për aftësinë e kufizuar dhe një kompensim prej 1288 lekësh për rimbursimin e energjisë elektrike.Gjithashtu bashkëshortja dhe dy fëmijët janë trajtuar me ndihmë ekonomike nga fondi 6% i bashkisë nga muaji mars deri në shtator në shumën 3703 lekë.Kjo ndihme ekonomike u është ndërprerë sepse znj. Dafina nuk është paraqitur për të riaplikuar

Bashkia pranon se kjo familje është vizituar në banesë nga zyra e Ndihmës Ekonomike në Njësinë Administrative Lis ,madje u janë bërë edhe vlerësime për gjendjen social- ekonomike në të cilën jetojnë.

Për sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje për strehimin e tyre, edhe pse e kanë verifikuar gjendjen në të cilën jeton kjo familje,si dhe sëmundjes së kryefamiljari, Shërbimi Social i Bashkisë së Matit, thotë se vetë kryefamiljari apo personat e tjerë madhore nuk janë paraqitur për të aplikuar për banesë sociale.

 

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *