EMRI/ Shoferi i droguar përfundon në oborrin e shtëpisë private në Tiranë
Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë. Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin.
Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Por nuk mbaron me kaq. Autoritetet njoftuan se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit e policisë. Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur ekzaktësisht në rrugën “Marie Kraja”. Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur Renaldo Shytin, i cili ka pretenduar se ishte ai drejtuesi i makinës. Pas intervistimit, lindën dyshime se në fakt nuk ka qenë ai shoferi.
Pas disa minutash në vendin e ngjarjes është paraqitur Rodolf Menga, i cili po ashtu ka deklaruar se ka qenë ai drejtues i makinës. Për këtë arsye janë dërguar të dy në komisariat. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i makinës ishte Menga.
Në dy testet për alkool ai ka rezultuar i pirë në nivelet 0.59 mg/l dhe 0.58 mg/l.
Ndërsa sipas testit të drogës rezulton se ka qenë nën efektin e kokainës.
Heard peeps are talking about tmt.playnet. Is it legit? Worth giving a shot? I’m always looking for new spots to play. Find tmt.playnet here: tmt.playnet
Z7casino! Sounds kind of cool. Has anyone won big here? I’m always hoping for that lucky spin. Z7casino is here: z7casino
Z8slot777! That number combo sounds lucky already. Maybe I’ll get lucky here. Fingers crossed! Check out Z8slot777 here: z8slot777