EMRI/ Abuzonte s*ksualisht me vajzën e tij, arrestohet 57-vjeçari i divorcuar në Finiq
Një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar s*ksualisht vajzën e tij 25 vjeçare.
57-vjeçari Ramazan Rroko me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij 25-vjeçare prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.
Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në Polici. Pas fillimit të investigimit nga ana e Policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht s*ksualisht ndaj saj.
Ndërkohë, pas divorcit të prindërve vajza ishte rritur në shtëpinë e fëmijës në Durrës./abcnews.al