Një histori e pazakontë ka ndodhur një 25 vjeçari në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku gazetari Nevrij Ademi ka treguar historinë e tij personale ku është takuar me nënën e tij biologjike pas 18 vitesh.
Ai është shprehur se në moshën 8 muajshe prindërit e tij janë ndarë dhe ai nuk e ka njohur nënën e tij deri në moshën 18 vjeçare.
I ftuar në ABC e Mëngjesit ai ka treguar sesi në moshën 12 vjeçare falë një gënjeshtre të vogël të bërë prindërve të tyre mori vesh se nëna e tij biologjike ishte dikush tjetër.“Me mamanë jam takuar në moshën 18 vjeçare dhe jemi ndarë kur kam qenë 8 muajsh. Tashmë jemi mirë dhe vijoj kontaktet e përditshme kam një vëlla dhe një motër tjetër dhe bashkëshorti i nënës më shiko si fëmijën e tij. Në veles ku jeton nëna ime shqiptarët janë të lënë pas dore dhe mësimet i kryejnë në maqedonisht.
Jam rritur me gjyshërit babain dhe njerkën kam edhe një vëlla. Kur isha 12 vjeç kam kuptuar se diçka po ndodhte, dhe në atë herë kam gënjyer. U ngrita në mëngjes dhe i them njerkës se kam parë një ëndërr se ti nuk je nëna ime, mos u beso ëndrrave më tha ajo. Në mbrëmje e kisha harruar atë që unë thash në mëngjes, por duket se familjarët tashmë e kishin vendosur që të më tregonin të vërtetën, ishte babai , gjyshja, xhaxhai dhe më thanë se çfarë ëndrre kisha parë, unë e kisha harruar , dhe ato më thonë atë që i tregove mamit në mëngjes, dhe më thanë se ajo është një ëndërr e vertetë. Ky ka qenë momenti i parë që unë kuptova që nuk e kam nënën biologjike. Ajo që instistova ishte se kur isha te mjeku, ai pyeti se si është emri I nënës dhe gjyshja më nxori jashtë dhe në atë moment gjyshja më nxori jashtë.
Ato nuk më dhanë asnjë informacion mëtej dhe kishin vendosur mos më tregonin, unë rastësisht në moshën 14 vjeçare e mora vesh. Shkova te një komshie për të marr macen por nuk më dha macen dhe I thash fol me gjyshen në telefon jo tha se nuk flas me gjyshen tënde, pse i thash, nuk të tregoj dot ty më tha. Do më tregosh se nuk iki nga shtëpi, e ke marr vesh që nuk e ke nënën biologjike, po I thash, dhe më tha se nëna jote biologjike është martuar me vëllain tim. Ajo më dha numrin e telefonit por nuk kisha guxim ta merrja në telefon dhe vijova që të shkruaj poezi kam 5 botime të miat dhe kryesisht histori personale.
Një ditë profesoresha ishte një ndër personat që më mori një ditë në kafe dhe ajo kishte thirrur nënën dhe bashkëshortin e saj. Kur ishim te kafja po zbrisnin njerëzit nga autobusët e linjës Shkup Gostivar dhe unë në atë moment i them profesoreshës se dua që ti flas kësaj gruaje që të afrohet tek ne, pse do ti flasësh më tha thjesht dua I thash. Papritur ajo është afruar dhe unë nuk e dija se ishte nëna ime. Ai ishte dhe takimi i parë me të, unë 14 vjeç kam jetuar I vetëm. Vendimin për të jetuar vetëm e mora në momentin kur kuptova që nuk e kam nënën time biologjike”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar edhe në lidhje me praninë e mamasë së tij në dasmën e tij, ku u shpreh se prania e saj ishte një surprizë pasi theu tabutë duke u bërë pjesë e një ambienti ku ishin dhe njerëzit me të cilët ajo nuk kishte asnjë lloj kontakti.