Edi Rama nuk humb kohë! Mbledh deputetët socialistë. Ja lëvizja e tij…
Grupi Parlamentar i PS është mbledhur sot në një takim, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Detaje janë zbardhur nga diskutimet e Ramës me deputetët e mazhorancës. Mësohet se Rama në mbledhje u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes.
Burimet bejne me dije se Shefi i Qeverisë u ka kërkuar deputetëve socialistë më shumë angazhim në Kuvend si dhe të jenë në kontak me qytetarët në terren. Një tjetër temë diskutimi ka qenë dhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit.
Grupi diskutoi edhe mbi organizimin e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së që pritet të mblidhet të fillim të nëntorit.