E priste një shtëpi, e priste një familje! 30 vjecarit shqiptar i merr jetën aksidenti tragjik

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti tragjik në rrugët e Italisë.

 

Ngjarja që ndodhi në Pontebanna, i mori jetën një shqiptari, 30-vjeç.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”.

Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shoku i tij, po ashtu shqiptar.

Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *