Dashuria për matematikën e kosovarit që shkëlqeu në Oxford

Dashuria për matematikën e kosovarit që shkëlqeu në Oxford

Pasi hyn në një dhomë brenda një shtëpie të madhe, plotësisht të err ët, fillimisht përpl asesh në mo biliet e vendosura aty.

Dalëngadalë kupton vendnd odhjen e mobilieve dhe më vonë e gjen edhe ndërprerësin e dritës dhe e gjithë dhoma ndr içohet. E menjëherë më vonë hyn në dhomën tjetër të err ët dhe e nis gjithçka nga fillimi.

Kështu e kishte përshkruar dashurinë e tij për zgji dhjen e pro blemeve matematikore britaniku, Andrew Wiles, një ndër matematikanët që e fry mëzon djaloshin 22-vjeçar nga Prishtina, Besfort Shala.

Besforti e mbylli vitin 2022 me një sërë suksesesh në fushën e matematikës. Ai, vullnetarisht, përfaq ësoi Kosovën në gara ndërkombëtare.

Kosova i mbylli këto gara me katër mirënjohje nderi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës dhe dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentët Universitarë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *