Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes
“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, ne cilësinë e te pandehurit është dëgjuar i pandehuri, Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar ne drejtim te veprës penale Vrasje e Rende ne bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 te KPRK-se di dhe
I pandehuri ka rrëfyer versionin e vet te mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar ne rrjetet e informimit dhe ato sociale.
Ne te ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit te tyre do te ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve te tyre”, ka thënë Zhinipotoku
Murselit dhe dy të tjerëve, Granit Plavës dhe Kushtroim Kokallës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka ua ka caktuar masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Murselit.
Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kokalla për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë