Cfarë dhimbje! Shkoi në spital me shenja dhune, ndërron jetë 4-vjeçarja! Flet e ëma dhe hedh dyshime të forta ‘I shpërtheu gjaku…’

Një vajzë 4-vjeçare mësohet se ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës,

 

 

pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat kosovare raportojnë se familjes së të miturës mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup,

që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë, që sipas tyre e mitura ka pasur një infeksion.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, dhe të bijën e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë, por më vonë e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

“E morra çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë.

Tu ardh nuk mund të ecte, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo vetëm qante”, ka thënë Hajra, sipas gazetës Telegrafi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *