Bujar Asqeriu tregon historine e emrit: Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem…!!

Bujar Asqeriu tregon historine e emrit: Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem…!!

I ftuar tek emisioni “Rudina” disa kohë më parë, aktori i madh, Bujar Asqeriu ka treguar për herë të parë historinë e emrit të tij që në fakt paska dy emra: një të vërtetë e një të ligjshëm.

“Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai ishte ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh.Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes ai nuk po merrte fry më. Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela, më thoshtë nëna.

Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: Ç’është ky emër lumi??

Ata ishin stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por pastaj më thërrisnin vazhdimisht Drini. E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar je të.
Të gjithë në familje me thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz”, rrëfeu Bujari, pra Drini.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *