“Babi, bukë…”! I ati rrëfen fjalët e fundit të Liridonës: Më pas dhëndri ma vrau…
“Babi, bukë…”! I ati rrëfen fjalët e fundit të Liridonës: Më pas dhëndri ma vrau…

Hajdar Ademaj, babai i 30-vjeçares Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku e bija mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Ademaj ka rrëfyer edhe fjalët e fundit që i foli me vajzën e tij, para se të ndodhte ngjarja makabër që tronditi gjithë vendin.
Babai i Liridonës tha se vajza e tij është kthyer për të jetuar në Kosovë, pasi Naim Murseli kishte blerë shtëpi.
“Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Më tha spo di qa me ba. i thashe çfarë te thotë burri duhet. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne’, ka thënë ai.
Babai i 30-vjeçares tregoi se si vajza e tij së bashku me Naim Murselin ishin nisur për të ngrën darkë në Graçanicë.
“At ditën e mram, ka thënë babë po shkoj. I thash ku, tha tek shpija babë. Jo babë po shkoj tha. U shku. Kur ka mbërri ai në Prishtinë atje e ka thirr burrin e vet i ka thënë ku je thotë erdha në Gjakovë për me ju bë befasi fëmijëve që jom ardh me ju marr.
Sonte babë tha a e din se ku jena tu dasht me shku, tha jemi ka dojmë me shku në Graçanicë me hangër bukë. Thashë u ba e të fala Naimit. Kur u bë 20:15 minuta kam ndi që u vra qika.” ka thënë tutje ai.
AlbaniaWeb.net
Discover the thrill of real-money live casino action at Evolution Gaming AU casino, where you can enjoy live dealers, top software providers, and exclusive promotions.
A commitment to security and smooth user experience underpins the platform’s design.
Sprawdz poradnik cyfrowy system fpv dla poczatkujacych, jesli szukasz najlepszych wskazowek przy wyborze kamery FPV na start.
Mozliwosc regulacji kata widzenia daje wieksza kontrole nad kompozycja ujec.