Alarmante! Vjen lajmi i keq për vendin tonë. Nuk ndodhte prej disa dekadash..
Situatë ‘alarmante’ sa i përket riprodhimit të popullsisë në Shqipëri. Gjatë tremujorit të parë 2023, në të gjitha qarqet e vendit është shënuar një ulje e numrit të lindjeve.Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm duke arritur në nivelet më të ulëta historike në dekadat e fundit. Të dhënat tregojnë se në vitin 2011, në një tremujor ishin mesatarisht 8-10 mijë lindje, në vitin 2022 ky tregues ra nën 6 mijë lindje ndërsa në tremujorin e parë 2023 zbriti në 5.164, duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje. Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 8,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33,2 %.
Në vitin 1950 në Shqipëri numri i popullsisë u rrit shpejt dhe në 1991 arriti kulmin me 3.3 milionë persona. Por numri i lindjeve nisi të binte me shpejtësi për shkak të faktorëve ekonomikë e socialë. Projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.