Pyetje:
A bëhet abdesi nëse gratë i kanë thonjtë të lyer?
Përgjigje:
Abdesi dhe namazi që kryhen me thonj të lyer janë plotësisht të vlefshme, dhe nuk qëndron asnjë pengesë nëse dikush falet me thonj të lyer. Ja, arsyet:
Sipas disa dijetarëve, meqë lyerja e thonjve pengon depërtimin e ujit te shtresa e poshtme, andaj abdesi që merret me thonj të lyer nuk quhet i mirëfilltë. Prandaj, sipas tyre, gratë muslimane duhet të heqin dorë nga lyerja e thonjve, sepse derisa abdesi i tyre nuk është i vlefshëm, nuk u pranohet as namazi.
Fa tkeqësisht, edhe pse një gjë e tillë nuk është përmendur as në Kuran e as në hadith, disa muslimanë vazhdojnë të merren me çështje që nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe. Në disa çështje, dijetarët e mëvonshëm kanë hartuar rregulla të veçanta të cilat jo vetëm që bien ndesh me qëllimin e besimit, por pengojnë edhe praktimin e fesë në jetën e përditshme.
Kurani ka treguar imtësisht rregullat e abdesit (Sure el-Maideh 5:7) dhe askund nuk ka përmendur se uji duhet të depërtojë doemos në çdo pjesë të lëkurës. Por me rrjedhën e kohës, dijetarët muslimanë filluan të kuptonin Kuranin dhe thëniet profetike në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke dhënë gj ykime të paarsyeshme.
Aq më tepër, thonjtë formojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës, dhe përbëhen prej një preoteine të fortë që quhet Alfa-Keratin, e cila gjendet gjithashtu në thundrat dhe brirët e disa kafshëve.
Duke ditur se namazi nuk quhet i vlefshëm me thonj të lyer, një pjesë e konsiderueshme muslimanesh neglizhojnë namazin. Ndërsa në anën tjetër, edhe gratë muslimane, që duan të përqafojnë Islamin, duke parë rregullat e tilla si një mur i pakapërcyeshëm, tuten prej tij. Këto janë vetëm disa prej pa sojave të kësisoj gj ykimesh. Në fakt, qëllimi kryesor i abdesit nuk është pastrimi i pjesëve të zbuluara të trupit, por përgatitja mendore dhe shpirtërore e njeriut për adhurimin e Zotit.
Po ashtu, për të gj ykuar çdo çështje, së cilës nuk i gjejmë ndonjë porosi në Kuran, sunet apo hadith, duhet t’i nënshtrohemi logjikës e arsyes. Një parim i artë, që gjithmonë duhet të kemi parasysh është thënia profetike:
يَسِّرُوا وَلاَ تُعَسِّرُوا، وَبَشِّرُوا وَلاَ تُنَفِّرُوا
Lehtësojuni (fenë) njerëzve dhe mos ua v ështirësoni, përgëzojini dhe mos i largoni (nga Islami). (Buhariu, numri i hadithit 69)
Prandaj, nuk duhet lejuar të sa krifikohet parimi e qëllimi kryesor. Madje, në kohën e Profetit s.a.v.s. gratë muslimane i lyenin gishtat me këna dhe askush nuk ngriti pikëpyetje për abdesin e tyre. Aq më tepër, Profeti s.a.v.s. përdorte parfum dhe i ka porositur muslimanët për ta përdorur atë. Parfumi në atë kohë përgatitej me vaj dhe dihet që uji nuk mund të depërtojë kur trupi është lyer me vaj, megjithatë kurrë nuk u ngrit kjo pyetje.
Përfundim: Abdesi dhe namazi që kryhen me thonj të lyer janë plotësisht të vlefshme, dhe nuk qëndron asnjë pengesë nëse dikush falet me thonj të lyer.