Halil Kastrati është lindur më 17 prill 1975. Jeton në Prizren, është i martuar dhe ka tre fëmijë.Ka mbaruar Fakultetin Teologjik, ndërsa aktualisht studion në Degën e Psikologjisë.
Vie nga një familje tradicionale shqiptare. Vëlla i dëshmorit Besnik Kastrati, i vrarë në betejën e Vrrinit, në fshatin Jeshkovë.
Me zell dhe energji të pashterrshme i është përkushtuar aktivitetit humanitar për rreth dy dekada, ku kryesisht është fokusuar në përkujdesjen e jetimëve dhe familjeve me gjendje të vështirë sociale.
Veprimtaria e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të cilën e drejton Halili, është e shtrirë në tërë territorin e Kosovës , ndërsa kuzhinat humanitare janë prezente në tre qytete: Mitrovicë, Pejë dhe Prizren. Në këto kuzhina çdo ditë ushqehen rreth 1000 jetimë, skamnorë dhe të pastrehë.
Eshte ideator i projektit për ndërtimin e një kompleksi modern të dedikuar për fëmijët jetimë dhe atyre të braktisur, i cili projekt për Halilin paraqet një ndër prioritetet kryesore.Ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare në shumë vende europiane si ligjërues i afirmuar.I njeh pesë gjuhë të huaja: arabishten, italishten, turqishten, anglishten dhe boshnjakishten.
Hoxhë Elvis Naçi (i lindur më 7 prill 1977 në Tiranë) është një teolog dhe imam Shqiptar. Ai është kreu i Bashkësisë Islame të Shqipërisë, që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe themelues dhe president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus.
[Naçi vepron në mënyrë aktive në një faqe Facebooku me mbi 834,202 abonentë-ndjekës (24 Mars 2020) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në YouTube, i cili ka më shumë se 215,552 abonentë (24 Mars 2020). Për shkak të popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar dhe u ftua rregullisht në emisionet shqiptare. (Talkshow)Në shumicën e revistave shqiptare në vitin 2019, Naçi është shpallur njeriu i vitit.