Shqiptari bie në kurth pasi shkoi në motel ‘Hilton’ me një vajzë, 3 persona i futen në dhomë dhe e rrahin brutalisht

Një rast jo fort i zakontë po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas denoncimit të një 31-vjeçari, i cili dyshohet se ra në kurthin e një grupi prej disa personash. Me sulm e vjedhje, ai u përballë mëngjesin e 14 prillit, në një motel në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Shqiptari bie në kurth pasi shkoi në motel 'Hilton' me një ...

Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast, për të cilin katër persona kanë përfunduar në Polici, tre prej të cilëve tashmë ndodhen në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar para dy ditësh nga viktima, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë për incidentin që i ndodhi të dielën.

Në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë, i riu ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi shkoi në motelin “Villa – Motel Hilton” me një vajzë 28-vjeçare, ku qëndruan bashkë për një kohë jo fort të gjatë.

Gjatë kësaj periudhe, në dhomën ku ata ndodheshin, u futën tre persona, të cilët e zunë viktimën në gjumë dhe filluan ta sulmonin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për motive akoma të panjohura, i riu u rrah brutalisht nga të dyshuarit, që sipas informacioneve të para e kishin planifikuar gjithë kurthin dhe në të dyshohet se është përfshirë edhe vajza me të cilën qëndroi viktima.

Sipas deklaratës së 31-vjeçarit, grupi i dyshuar edhe ka kryer vjedhje, për çka ka dhënë detajet e tjera në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur që të arrestojë personat e dyshuar, të cilët më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tre të dyshuarve kanë nisur hetimet për veprat “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Vjedhje” dhe Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *