Euro drejt “greminës”. Monedha evropiane e nisi javën me një rënie të fortë kundrejt lekut.
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të hënë është këmbyer me 100.7 lekë. Ky është niveli më i ulët që prej korrikut të vitit 2023.
Edhe dollari ka pësuar rënie duke u shitur nën 94.58 lekë. Gjithashtu dhe monedhat e tjera kanë pësuar rënie.
Për bankën e Shqipërisë këto luhatje në kursin e këmbimit, ku leku vijon të forcohet vjen si rezultat i fluksit të valutës që po vjen në vend për shkak të turizmit e investimeve të huaja, që kanë shkaktuar shumë ofertë për euro në treg dhe pak kërkesë.