Pronarit shqiptar i vidhen 88 mijë euro cash në banesë

Pronari i Kompanisë “Kosmonte Foods”, Lulzim Begaj, ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është thyer banesa dhe i janë vjedhur 88 mijë euro.

Demokracia.com ka mësuar nga burime brenda autoriteteve të sigurisë se dje rreth orës 18:00 ishte vërejtur nga Begaj që i është thyer dera e banesës me forcë në Ulpianë dhe rasti menjëherë ishte lajmëruar në Polici.

Begaj ka deklaruar se kur është kthyer në banesën e tij në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, derën e banesës e ka gjetur të hapur.

Ai ka thënë në Polici se aktualisht nuk dyshon në askënd.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Forenzika. Ndërsa, prokurori kujdestar e ka cilësuar rastin si vjedhje e rëndë.

Rasti është raportuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Isuf Sokoli, Prishtinë 28.02.2024 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij dhe kanë vjedhur një shumë të madhe të parave. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raport /Demokracia.com/

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *